×
  • Lajme
  • Shqipëria

    U vra në masakrën e Velipojës: Mësuesja e 20-vjeçarit poston foto me të dhe prek me vargjet

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 17:34

    Vdekja tragjike e 20-vjeçarit Musaen Zeneli pas sherrit dhe përplasjes me armë, ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarëve.


    Në rrjete sociale empatia ka qenë e madhe dhe mbështetja financiare po ashtu. Mësuesja e 20-vjeçarit, Valdete Gjyrezi me lot dhe dhimbje ka shkruar një elegji për të ndjerin.

    “Musaeni yne”

    Sec e veshi e ema

    Dhander per kte dite

    Le te gzoje i shkreti

    Ti bashkohet shoqerise

    Se ndau per mje bluze

    As per nje kollare

    Ishte veshur bukur

    Lezet per ta pare

    Ja kishin dhuruar

    Te gzohej jetimi

    Gzoi e vallzoi

    Deri ne 11

    Se neser fillonte

    Pune si kamarjer

    Gezimi tij i pare

    Sa te merrte rrogen

    Nenes ai me vrap

    Doren do ja shendonte

    Por kur gzon fukarai

    Kur u ba zein

    E martoi me plumba

    Kostumi i mbet i ri

    Nuk e besun shoket

    Nuk e besoi shkolla

    Musaeni mire

    Qe nuk tremb as “sorra”

    Ah mor Musaen

    Sa zemra trishtove

    Kalove pandemin

    E plumbin se mashtrove

    Nuk ishte faji jot

    Ishte fati zi

    S’te ndihmoi drejtesia

    Por te bani kurban

    Dhe kjo asht padrejtsi

    Qofsh i xhenetit biri yne,

    Ti o djal i ri”,-ka shkruar mësuesja në llogarinë e saj të Facebook, ndërsa ka bashkëngjitur edhe një foto.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!