×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ulet numri i infektimeve, bien shitjet e ilaçeve anti-Covid në Shqipëri

    Reporteri
    26 Dhjetor 2020 | 15:10

    Shifrat në rënie të infektimeve me COVID reflektohen edhe në shitjet e ilaçeve. Kjo farmaci ndodhet në zonën e Astirit në kryeqytet, një nga vatrat më të mëdha të shpërndarjes së virusit.


    Farmacistja thotë se në nëntor u regjistruan dhe shitjet më të shumta të medikamenteve të kurës anti-Covid. Këtë muaj, ato ranë me 40 përqind. Farmacistja tregon se pothuajse nuk shet fare antibiotikë, të nevojshëm për të sëmurët në gjendje më të rëndë

    Ditët e fundit situata e Covid duket e përmirësuar. Nga testimet e kryera rezulton se 1 në 5 apo 6 tamponë rezultojnë pozitiv. Në muajt e kaluar ku raport shkoi deri në 1/3. Në 4 spitalet Covid rezulton se janë të lirë rreth 210 shtretër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!