×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ushtarët amerikanë zbarkojnë në Tiranë, ambasada e SHBA jep detaje

    Reporteri
    16 Maj 2021 | 16:25

    Rreth 200 trupa të ushtrisë amerikane do të mbërrijnë pas pak në Rinas. Lajmi është konfirmuar edhe nga ambasada e SHBA me anë të një statusi në rrjetet sociale.


    “Përfaqësues të medias janë mbledhur në aeroportin e Rinasit në pritje të mbërritjes së trupave nga Skuadra e 53-të Luftarake e Brigadës së Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane në Shqipëri”, shkruan ambasada.

    Skuadra e 53-të Luftarake e Brigadës së Këmbësorisë është njësia më e madhe e Gardës Kombëtare në shtetin e Florida. Mësohet se ata do të bashkohen në stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21”, e cila po zhvillohet në Shqipëri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!