×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vaksinohen mësuesit në Korçë, shumë prej tyre hezitojnë të marrin vaksinën AstraZeneca

    Reporteri
    17 Mars 2021 | 15:53

    Ne Korçë procesi i vaksinimit ka nisur fillimisht me mësuesit e shkollave te mesme e ka vijuar me tej me ata te shkollave 9 vjeçare.


    Por një përqindje shume e vogël e mësuesve ka pranuar vaksinën AstraZeneca, ndërsa te tjerët e kane refuzuar ate.
    Nga mësuesit e shkollave te mesme u vaksinuan rreth 40 prej tyre, ndërsa procesi vazhdon

    por me ritme te ulëta. Shumica e mësuesve të njoftuar per t’u vaksinuar janë drejtuar tek qendra e vaksinimit per te refuzuar dhe plotësuan formularin përkates.

    Skepticizmi i mësuesve konfirmohet edhe nga përfaqësuesit e Sindikatës se Pavarur se mësuesve në Korçë, te cilët gjithashtu ngrenë shqetësimin se edhe koha nga momenti i njoftimit per vaksinimin është e paket dhe ata as nuk arrijnë të bëjnë analizat përkatëse për sëmundje bashkëshoqëruese.

    Paralelisht me Korçën, Pusteci e Maliqi, ku janë rreth 1300 mësues, procesi i vaksinimit po zhvillohet edhe ne Devoll e Pogradec, ku përsëri ritmet janë të ulëta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!