×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Valon Syla për zgjedhjet në Shqipëri: “Sali Berisha si një nuse 82 vjeçare me vello, Edi Rama mbetet më i freskëti”

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 21:33
    Gazetari Valon Syla

    Sipas analistit Valon Syla në zgjedhjet në Shqipëri kishte “mungesë të ofertës”.

    Ai tha se Sali Berisha ka qenë i freskët 33 vite më parë, ndërsa tani sipas Sylës nuk është.

    “Sali Berisha është i freskët në vitin 92, pra 33 vjet më herët Sali Berisha ka qenë i freskët. Nuk mundesh ti me dalë me Sali Berishën si një nuse 82-vjeçare me ja ly buzët me vesh me vello edhe me thanë po e martojmë edhe njëherë se në formë është. Nuk dhezë ajo”, ka deklaruar Syla.

    “Kjo ka qenë oferta e opozitës në Shqipëri, një nuse me vello me buzë të kuqe 80-vjeçare e cila po e ofron ndryshimin. Era komunist i ka ardhë Sali Berishës (i dajthtë), a Edi Rama që është socialist ësht pesë herë më i djathtë”, tha Syla në T7.

    Ai shtoi se transparenca në zgjedhje ishte në nivel dhe “shumë të pastërta ishin zgjedhjet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!