×
  • Lajme
  • Shqipëria / Shqipëri

    Vazhdojnë tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren

    Reporteri
    07 Mars 2024 | 10:46

    Ka nisur me tensione edhe këtë të enjte seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, përcjell Reporteri.net.

    Deputetët e opozitës kanë vazhduar “me aksionin e tyre opozitar” duke protestuar brenda në sallën e Kuvendit.

    Ata janë shfaqur me pankarta, u kanë rënë bilbilave dhe kanë bllokuar foltoren ndërkohë që pushteti, në seancën e drejtuar nga nënkryetarja Ermonela Felaj, ka vijuar me votimin për ndryshimin e rendit të ditës.

    Kuvendi i Shqipërisë qe një kohë të gjatë nuk mban seanca normale.

    Opozita ka nisur një aksion me të cilën vështirëson punën e Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!