×
  • Lajme
  • Shqipëria / Foto

    Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit për 27-vjeçarin në Has që u zhduk pasi doli për të prerë dru

    Reporteri
    07 Prill 2025 | 22:35

    Po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit për 27-vjeçarin nga fshati Kishaj në Has, i cili rezulton i zhdukur nga dje, pasi kishte shkuar në pyll për të prerë dru.

    Reporteri.net ka siguruar disa pamje nga vendi ku po zhvillohet operacioni i kërkim-shpërtimit nga anëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

    |Sot, më 07 Prill 2025, ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit në zonën malore të Pashtrikut (Hasi), në Rep. të Shqipërisë. Operacioni po realizohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe ekipin e motoçiklistëve të specializuar dhe ekipin për vëzhgim me dron, për të gjetur shtetasin A.R., 26 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur në këtë zonë. Terreni është i vështirë dhe kërkimi po vazhdon me intensitet. Lutemi qytetarëve që kanë ndonjë informacion të njoftojnë autoritetet”, thuhet në njoftim.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!