×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vazhdon operacioni për nxjerrjen nga gërmadhat të djalit të pronarit të hotelit që u shemb nga tërmeti

    Reporteri
    26 Nëntor 2019 | 18:10

    Djali i pronarit të një hoteli në Golem po vazhdon të qëndrojë nën rrënoja, qysh gjatë natës, rreth orës 4 të mëngjes, kur ndodhi tërmeti i madh në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.


    Ekipet specialiste janë duke u munduar për t’i hapur rrugë dhe të nxjerrët e gjallë nga rrënojat e hotelit Palma, në Golem, pak kilometra larg Durrësit.

    Gazetari i Reporteri.net, nga Golemi, raporton se në ndihmë të autoriteteve shqiptare janë vënë edhe ekipe shpëtimi nga Greqia që po ndihmojnë nxjerrjen e trupit të 25 vjeçarit.

    Ndërkohë, është njoftuar se deri më tani numri i viktimave të tërmetit në Shqipëri ka arritur në 20 të vdekur, në mesin e tyre edhe dy kosovarë nga Gjilani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!