Në Tiranë po mbahet dita e 23-të e protestës jopartiake.

Një pjesë e qytetarëve janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa pjesa tjetër janë stacionuar para Kryeministrisë aty ku do të mbajnë edhe fjalimet si çdo ditë tjetër.

Qytetarët janë grumbulluar në orën 19:00 ashtu siç është njoftuar edhe ditë më parë për ndryshimin e orarit.

Reklamë

Kërkesat e qytetarëve vazhdojnë të jenë po ato që nga dita e parë, duke e shoqëruar tubimin e tyre me thirrje si: Rama n’burg, Berisha n’burg.

Protestuesit të cilët ndodheshin në shesh kanë nisur marshimin duke kaluar edhe pranë ‘Fan Zone’ në qendër të Tiranës.

“Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon”, ishte thirrja e protestuesve ndërsa kalonin pranë ‘Fan Zone’.

Ndërkohë një nga folësit me megafon ka lajmëruar se nesër në orën 10:00 do të mbajnë një tjetër protestë para Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, duke ftuar edhe sindikatat për t’u solidarizuar me ta./TCh