×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Vazhdon protesta në Tiranë, qytetarët nuk respektojnë orën policore dhe marshojnë drejt banesës së Klodian Rashës

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 23:38

    Vazhdon protesta e të rinjve dhe qytetarëve të shoqërisë civile në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.


    Qytetarët kanë nisur një marshim paqësor nga Kryeministria deri te banesa e 25-vjeçarit.

    Marshimi ka nisur pikërisht gjatë orës policore, ashtu siç u njoftua në rrjetet sociale në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, që theu orën policore e nuk iu bind urdhrit të policit për të ndaluar.

    Qytetarët kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e ministrit Sandër Lleshajt.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!