×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdekja e kenianes që punonte në kazino në Tiranë, publikohet fotoja 2 orë para se ta hidhnin nga ballkoni

    Reporteri
    25 Shkurt 2023 | 12:13

    Në foton e mësipërme është e reja keniane Joy Aoko dy orë para se të dhunohej dhe të hidhej nga ballkoni i rezidencës ku jetonte në Tiranë.

    Siç shihet nga fotoja ajo është në shoqërinë e një vajzë tjetër, e cila dyshohet se është shoqja e saj e dhomës.

    Joy Aoko nga Kenia, dyshohet se është dhunuar brutalisht dhe është hedhur nga banesa në të cilën jetonte në Tiranë, e si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën disa muaj pas qëndrimit në spital.

    Që që prej 14 gushtit të vitit 2022 vajza nga Kenia u shtrua për kurim në spitalin e Traumës, por më pas u transferua në Kenia ku dhe ndërroi jetë. Deri më tani, askush nuk është arrestuar në lidhje me rastin, por policia pretendoi se ata janë në ndjekje të autorëve.

    Në pyetje janë marrë pak ditë më parë persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë. Sakaq janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e Kenianes. Gjithashtu është shoqëruar shoferi i kazinosë ku punonte. Mamaja e të resë nga Kenia, Ruth Abongo, tha në një intervistë për mediat se 4 ditë para ngjarjes së rëndë ajo kishte udhëtuar me 32-vjeçarin Rodi Barci, në Durrës. Sipas nënës së vajzës, shoferi i kishte qëndruar shumë pranë, sjellje e cila s’i kishte pëlqyer të resë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!