×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdekje e dytë brenda dite nga Coronavirusi në Shqipëri, shkon në 9 totali i viktimave

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 23:24

    Një 52 vjeçare nga Vlora nuk i ka mbijetuar sfidës me koronavirusin, ajo është viktima e dytë brenda ditës së sotme pas një 66 vjeçari nga Roskoveci që humbi jetën mëngjesin e kësaj të premteje.


    Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 52 vjeçarja prej dy ditësh ndodhej në terapi intensive në ambientet e Infektives në Tiranë, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

    Pacientja mësohet se vuante nga hipertensioni.

    Viktima nga Vlora ishte pjesëtare e familjes që ka katër raste me COVID 19, ku aktualisht ndodhen të shtruar ne spital djali, vjehrra dhe bashkëshorti i saj.

    Deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 9 persona nga koronavirusi dhe 186 persona të tjerë janë konfirmuar pozitiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!