Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar një tjetër viktimë në radhët e bluzave të bardha. Mjeku Drini Dobi, neurolog në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është ndarë nga jeta pasditen e së mërkurës në një spital në të Itali.
Gjendja e tij ishte rënduar së fundi dhe prej pak ditësh mjeku ishte nisur për kurim më të specializuar në Itali, por fatkeqësisht nuk ja ka dalë të mbijetojë. Kujtojmë se miqtë dhe të afërmit edhe në rrjetet sociale kishin bërë thirrje për të dërguar jashtë vendit mjekun e njohur, i cili kishte ndihmuar dhe trajtuar shumë pacientë gjatë viteve në profesion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.