×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes nga COVID-19 ish-zëvendësministri shqiptar i Turizmit

    Reporteri
    11 Mars 2021 | 14:52

    Aktivisti i shoqërisë civile dhe ish-zv/ministri i Turizmit, Genci Pasko ka ndërruar jetë ditën e sotme.


    Mësohet se Pasko isthe i infektuar me COVID-19 dhe ka vdekur në moshën 57-vjeçare.

    Ai ishte i sëmurë prej disa ditësh, por fatkeqësisht gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

    Genci ka dhënë një kontribut të vyer prej më shumë se 20 vite, nga fillesat e gjatë zhvillimeve të këtij sektori, ku shume procese të rëndësishme mbajnë emrin e tij.

    Diplomuar për Ekonomi, në Universitetin e Tiranës, disa studime pasuniversitare dhe PhD ne Turizëm, Pasko ka mbuluar detyra të rëndësishme, ku ndër to edhe Zv/ Ministër i Turizmit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!