×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes një person në Shqipëri si pasojë e lëndimeve nga një mjet bujqësor

    Reporteri
    24 Tetor 2024 | 16:04

    Një 65-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte me një mjet bujqësor në Cërrik të Shqipërisë.

    Mësohet se si pasojë e plagëve të marra, ai ka shkuar në spital pa shenja jete.

    “Në spitalin e Cërrikut, është dërguar pa shenja jete, shtetasi 65 vjeç, banues në fshatin Shalës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën”.

    “Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!