×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdesin 5 pacientë me Covid në Shqipëri

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 16:39

    5 viktima janë shënuar në Shqipëri në 24 orët e fundit nga Covid.


    Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën një 56 vjeçar; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare nga Tirana.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

    189 pacientë po trajtohen në spitalet Covid, 20 në terapi intensive dhe 8 të intubuar.

    Mirela Cami- Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor:

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve në këtë komunikim të përditshëm për t’ju informuar mbi situatën epidemiologjike në vend, duke ju kujtuar rëndësinë që ka zbatimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskës dhe kujdesi për higjienën personale dhe atë kolektive.

    Në 24 orët e fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.

    150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!