×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Veliaj ironizon Metën: Politikanët ua kritikojnë punën mes birrave duke pare ndeshjet skoceze, heronjtë e zjarrfikës e gdhinë në Priskë

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 10:31

    Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falënderuar 60 zjarrfikësit të cilët luftuan gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll flakët në zonën e Priskës, në një terren tejet të vështirë.


    Përmes një postimi në Twitter, Veliaj thekson se teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e zjarrfikëses së Bashkisë Tiranës shmangën një rrezik për banorët.

    “Faleminderit 60 Zjarrfikësve heronj! Teksa politikanët që veç kanë ndezur zjarre 30 vjet, kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze, heronjtë e Zjarrfikëses së Bashkisë Tiranë e gdhinë në Priskë në terren të thepisur duke shmangur rrezikun për banorët”, shkruan Veliaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!