Transporti urban në kryeqytet pritet që të rikthehet të hënën. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u kërkoi operatorëve që të fillojnë shërbimin ndaj qytetarëve, dhe në rast të kundërt, do të humbasin licencat.
“Besoj që shumica e linjave do të dalin të hënën. Ato që nuk do të dalin dhe do guxojnë të vënë në dyshim këtë që jam duke thënë, do ta kenë ditën e fundit që punojnë në Bashkinë e Tiranës si Operator i Transportit Publik”, deklaro Erion Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj thotë se Bashkia ka qenë gjithmonë një dëgjuese e vëmendshme e kërkesave të tyre dhe ka lëshuar ndaj kërkesave të operatorëve sa herë që ata kanë pasur të drejtë.
Për kryebashkiakun zgjidhja është e thjeshtë. Të gjithë ata operatorë që nuk përballojnë dot shërbimin të dorëzojnë licencat. “Do të habitesha nëse do të kishte nga ata që e vënë në dyshim fjalën time. Megjithatë disa operatorëve u kam thënë, që nëse nuk ju del. Pra nëse, fjala vjen ju nuk ju del rroga si gazetare, atëherë ti nuk del më nesër me mikrofon, sepse thua:
“Unë me këtë punë nuk realizoj dot të ardhur apo stilin e jetës që kam.” Kështu që për ata që sinqerisht mund të kenë borxhe, overdrafte, mjafton ta lënë licencën, ne hapim garë dhe e merr dikush tjetër” u shpreh Veliaj për Top Channel.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.