×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Velipoja plot me turistë, çmimet dhe shërbimi bëjnë dallimin

    Reporteri
    23 Korrik 2022 | 19:38

    Për shkodranët dhe jo vetëm, Velipoja edhe këtë vit do te jetë destinacioni i tyre turistik, i cili pavarësisht rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, nuk ka pasur abuzime në çmimet e paketave turistike.

    “Vërej që këtu njerëz ka dhe për çmimet nuk shoh ndonjë ndryshim shumë të madh në krahasim me vitet e shkuara. Nuk ndihet fare në krahasim me jugun e vendit, këtu janë standarde”, shprehen pushuesit.

    Për operatorët turistik ky sezon turistik duket i mbarë dhe janë tejet optimist sa i takon rezervimeve.Çmimet në raport me vendet e tjera turistike bregdetare janë më të ulëta.

    “Hotelet janë të rezervuara deri në fund të muajit gusht. Ka për të pasur kapacitet më të kënaqshëm se vitet e tjera”, thotë Lekë Marku, operator turistik.

    Aktualisht mbi 80% e hoteleve dhe njësive akomoduese janë të prenotuara ndërsa edhe në muajin gusht ka nisur një fluks i shtuar pronotimeve. /euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!