×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vëllai i madh do të ngritej për syfyr, i vogli acarohet nga alarmi dhe kap thikën e qëllon

    Reporteri
    28 Prill 2022 | 13:03

    Detaje të reja kanë dalë në lidhje me përleshjen e dy vëllezërve në Durrës ditën e djeshme.

    Mësohet se 2 vëllezër, janë përplasur për shkak se njëri prej tyre kishte vënë alarmin e telefonit për t’u zgjuar nga gjumi që të hante syfyrin.

    Alarmi e ka shqetësuar 20-vjeçarin i cili e ka qëlluar të vëllanë me thikë duke e lënë të plagosur rëndë.

    Vëllezërit jetonin bashkë në një shtëpi me qira në zonën e plazhit në lagjen 13 të qytetit të Durrësit, njoftojnë mediat në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!