×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vendet e punës ne bregdetin shqiptar “zaptohen” nga indianë dhe indonezianë

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 17:17

    Kanë siguruar kontrata pune në sektorin e turizmit dhe sot i janë drejtuar zyrës së emigracionit në Vlorë për tu pajisur me leje qëndrimi. Këta të huaj, indianë, filipinezë dhe indonezë thonë se do punojnë në hotelet, restorantet dhe baret e qytetit bregdetar 6 muaj deri 1 vit.

    “Jam nga Indonezia. Do të rri këtu një vit me kontratë pune si barist. Para se të vija këtu kam punuar në Bali. Resorti ku do punoj është njëlloj si në Greqi apo vende të tjera”, u shpreh një emigrant nga Indonezia.

    “Jam nga India, Shqipëria është një vend I bukur. Kjo është hera e parë që do punoj këtu, një resort”, tha emigranti nga India.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!