Pas paqartësive për vaksinën AstraZeneca, ku shumë shtete evropiane e kanë anulluar, edhe Shqipëria ka marr vendimin se çfarë do të bëhet me vaksinimin në vendin tonë, pasi ka nisur vaksinini i mësuesëve në disa qarqe.
Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila deklaroi nga Fieri, se nuk ka përqindje të lartë të refuzimit për marrjen e kësaj vaksine, duke theksuar se nuk është me detyrim dhe se ata që nuk e marrin tani mund të vaksinohen edhe më vonë.
“Aktualisht nuk ka pasur përqindje alarmante pasi bëhet një vlerësim para se të kryhet vaksina. Shihet gjendja e mësuesve, nëse mjeku klasifikohet për bërë vaksinën. Vaksina nuk është e detyrueshme por është e këshillueshme. Dje ka pasur një mbledhje të Komitetit Kombëtar të Imunizimit që ka vendosur vijimin e procesit të vaksinimit”, tha Manastirliu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.