Një 27-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në Bulqizë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17.30, në banesën e të riut.
I plagosuri me iniciale E.T., është transportuar në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton oranews.
“Në njësinë administrative Shupenzë, rreth orës 17.30, në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi E.T, rreth 27 vjeç”, raporton policia.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.