Një aksident i rëndë ndodhi sot paradite në aksin Librazhd-Prrenjas.
Aksidenti u shënua pranë Pishkashit. Një makinë ka dalë nga rruga, prejlagështirës dhe ka përfunduar në një kanal, i mbushur me ujë.
Në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin nusja dhe vjehrri i saj.
Vjehrri dhe nusja kanë thyer xhamin e makinës dhe kanë dalë prej saj, duke shpëtuar mrekullisht.
Hysen Skordhja dhe Marjana Iljasllari janë dërguar më pas në spital ku po marrin ndihmën e parë.
Raportohet se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.