×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura del nga rruga dhe përfundon në dyqanin e luleve

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 7:30

    Një makinë në Vlorë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar brenda dyqanit të luleve.


    Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Ismail Qemali.”

    Mësohet se nuk ka persona të lënduar.

    Automjeti i llojit “Golf 5” ka goditur një prej bordurave të trotuarit dhe më pas ka përfunduar në brendësi të dyqanit të luleve.

    Drejtuesi i mjetit dhe shoqëruesi i tij janë larguar nga vendi i ngjarjes.

    “Pashë makinën e futur në dyqan, erdhi ambulanca dhe policia. Ambulanca iku përsëri poshtë sepse nuk kishte njeri në makinë. Ishin dy persona dhe ikën me vrap. Ndodhi aksidenti, dolën nga makina dhe ikën me vrap,” thotë një dëshmitare e ngjarjes.

    Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!