Një automjet i policisë së Fierit është përfshirë në një aksident rrugor gjatë ditë së sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i madh” , Fier, në afërsi të vendit të quajtur “Vija e ngjalës”, ku një automjet tip “Golf”, ende i paidentifikuar, duke dalë nga një rrugë dytësore për në rrugë kryesore, i ka prerë rrugën automjetit të policisë tip “Honday” me drejtues punonjësin e policisë K. C, i cili lëviste në drejtimin Sheq-Fier.
Si rezultat i manovrës për të shmangur aksidentin, automjeti i policisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Gjithashtu, ka goditur dhe dëmtuar lehtë një këmbësor, shtetasin M. M., 54 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital u largua për në banesë.
Eshtë njoftuar SHÇBA dhe po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.