Deri më tani në Shqipëri janë regjistraur 539 raste pozitiv me koronavirus, kurse 26 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.
Pranadaj, Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar nga pronarët e veturave luksoze që i kanë në kryeqytet, që t’i shesin ato dhe t’i ndihmojnë popullit në luftën kundër koronavirus.
Pandemia COVID-19 ka përfshirë tërë globin dhe pa dyshim që edhe Shqipëria ka regjistruar një numër të këtyre rasteve pozitive.
E për ta luftuar këtë virus po nevojiten para të shumta, në mënyrë që të i dilet në ndihmë popullit atje.
Kryetari i Tiranës Erion Veliaj, me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se sa Bently, Aston Martini, Ferrari, Lamborghini, Maseratti, Maybach e vetura luksoze ka në kryeqytet.
Ai ka kërkuar nga këta biznesmen që t’i shesin vetura dhe t’i dalin në ndihmë popullit.
”Nëse je biznes VIP, s’ka sens t’i kërkosh qeverisë fitim të munguar në luftë! Shit makinën! Ndihmat janë për punëtorët që të bënë të pasur”, ka shkruar Veliaj.
Më poshtë postimi i plotë i tij në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.