×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vezë me drogë, arrestohen dy shqiptarët në Itali

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 7:22

    Karabinierët e Compagnia di Cervia – Milano Marittima arrestuan mbrëmjen e djeshme dy shtetas shqiptar, të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.


    Pas dyshimeve, skuadra lëvizeze e forcave të rendit kryen një kontroll në banesën shqiptarëve, në komunën e Cesenatico ku u zbulua edhe lënda narkotike.

    Brenda vezëve plastike (që përmbajnë surprizat e çokollatës Kinder) karabinierët gjetën 77 gramë kokainë, 25 gramë hashash, 15 gramë marihuanë, një listë filmi transparent për paketimin e drogës, dy karta ATM të njomura me kokainë, një thikë dhe 890 euro para të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme dhe që dyshohet se vijnë nga shitja e lëndës narkotike, shkruajnë mediat italiane, citon Ora News.

    Të dy shqiptarët, njëri prej të cilëve ishte duke vuajtur masën e sigurisë arrest shtëpie, u arrestuan dhe dolën para gjykatës e cila vendosi “arrest shtëpiak” për të dy.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!