×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të mbuluar në gjak: Vëzhguesi i PD-së godet me karrige burrë e grua se simpatizonin PS-në

    Reporteri
    25 Prill 2021 | 16:08

    Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Bashkinë e Maliqit në një prej qendrave të votimit.


    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vashmi, ku burrë e grua janë goditur me karrige.

    Sipas raportimeve, një vëzhgues i PD ka goditur me karrige çiftin që ishin simpatizantë të PS.

    Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia. Bëhet e ditur se burrë e grua u mjekuan dhe gëzojnë gjendje të mirë.

    Në Bashkinë e Maliqit ka pasur një pjesëmarrje të lartë votimi, ku kanë votuar 31.7% të personave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!