×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Video që sipas Bashës tregon mashtrimin e Ramës për Teatrin

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 21:11

    Kryedemokrati, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se mashtron për Teatrin Kombëtar.


    Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video lidhur me projektin e Teatrit ku sipas kryedemokratit tregohet se Rama gënjen për aferën e 6 kullave me vlerë 200 milionë euro.

    Reagimi i Bashës vjen pas deklaratës së kryeministrit i cili u shpreh se asnjë centimetër tokë i Teatrit nuk do të preket nga privati.

    Sipas tij, çdo gjë që thotë kryeministri është mashtrim pasi synimi i tij është vetëm të vjedhë qytetarët shqiptarë.

    Postimi i Bashës
    Asnjë fjalë për bankomatin e tij privat Vangjush Dakon nuk belbëzon sot Edi Rama, ky artist i mashtrimit. Por vazhdon të mashtrojë për Aferën e 6 kullave 200 milionë euro. Çdo gjë që thotë, është mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Shikoni më poshtë si mashtron hajduti psiqik për Teatrin:

    https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1287610521413097/

    Përmbajtja e videos
    Edi Rama dhe Erion Veliaj po shembin Teatrin Kombëtar për të grabitur 8467 m2 pronë publike dhe për të ngritur kulla mbi 20 kate. Nëpërmjet “Fusha shpk”, Edi Rama dhe Erion Veliaj fitojnë jo më pak se 200 milionë euro nga grabitja e pronës publike me ligj korruptiv. Me ligjin Antimafia PD do të sekuestrojë çdo cm2 pronë publike të grabitur. Nëse shembet Teatri, me ligj do tu vendosë minat kullave korruptive të korrupsionit!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!