×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet në Durrës i shumëkërkuari

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 9:51

    Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar është arrestuar në Durrës.


    Sipas njoftimit, i ndaluari me iniciale D.C. banues në Durrës, në vitin 2019 është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me burg.

    Ai është dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

    “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar për një vjedhje të ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, në vitin 2018. Pas kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga shtetasi D. C., kanë gjetur sendet e vjedhura, një sasi lëndë narkotike dhe municion luftarak”, njofton policia.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!