E cilësuar si perla e rivierës shqiptare, Vlora çel më 10 maj zyrtarisht sezonin e ri turistik. Me një koncert të madh festiv mbrëmja e premte do të mbledhë në shesh këngetarët më të mirë të momentit, ndërsa nuk do të mungojnë aktivitet e shumta kulturore, artistike dhe sportive. Kryebashkiaku Dritan Leli, fton të gjithë qytetarët të mblidhen në shesh për të festuar hapjen e këtij sezoni.
“Jemi këtu që jemi mësuar ta quajmë dhe ta përjetojmë si vendi që mbledh të gjithë shqiptarët, të gjithë vlonjatët. I ftoj të gjithë të jenë këtu në shesh, të jenë prezent sa më shumë njerëz për të filluar sezonin turistik që besoj do të jetë më i mbarë dhe i suksesshëm se sezoni i kaluar dhe absolutisht destinacioni turistik i të gjithë shqiptarëve dhe jo vetë. Nesër do mbahet një koncert fantastik dhe do të jenë të ftuar shumë këngëtarë”, tha Dritan Leli, shkruan shqiptarja.com.
Vlora me brigjet e saj, Sazanin, Karaburunin, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, Llogoranë, monumentet, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.