×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Von der Leyen vlerëson mikpritjen shqiptare: Përvojë fantastike, nuk kemi për ta harruar ndonjëherë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 16:47

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka folur në konferencë pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor që, këtë herë, u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranën.

    Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ajo tha se e vlerëson mikpritjen që ia bënë në Tiranë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ka qenë përvojë fantastike që të ishim në Tiranë. Jeni mikpritës i shkëlqyer, nuk kemi për ta harruar ndonjëherë atë shfaqje që pamë. Mbështetja jonë për rajonin vjen vërtet nga zemra. Ne besojmë thellësisht se duhet të punojmë së bashku. Ju thatë që jeni gati të jepni jetën. Ne nuk duam jetën tuaj, ne duam jetët tona, të jetojmë jetët tona së bashku”, tha ajo.

    Tutje, ajo foli edhe për rezultatet e këtij samiti.

    “Një mesazh shumë i qartë i të qenit së bashku. Një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta.

    Ne dëshirojmë të përballemi jo vetëm me sfidat që vijnë nga lufta por edhe me pasojat që vijnë në sektorin e energjisë. Ne përballemi me këtë sfidë së bashku, ku reflektojmë çdo gjë që bëjmë në BE në Ballkanin Perëndimor. Paketa për sektorin e energjisë është e ndarë në dy pjesë. 500 mln euro për buxhetin, ndihmë për familje, 500 mln euro të tjera janë mbështetje për infrastrukturën për enrgjinë e së ardhmes”, deklaroi der Leyen. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!