×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Votimi pro Shqipërisë në parlamentin e Holandës, Xhaçka: Kemi përmbushur kushtet

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 23:21

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar pas votimit në Parlamentin Holandez që i hap rrugën uljes së Shqipërisë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.


    Në një postim në mediat sociale, Xhaçka shkruan se Holanda i tha po Shqipërisë dhe këtë e quan një lajm shumë të mirë.

    Sipas ministres ky vendim i sotëm është një njohje e meritave për reformat që ka ndër marrë qeveria.

    “Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e reformave tona“, shkruan Xhaçka./tvklan.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!