Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në Shqipëri, pasi posedon edhe pasaportën shqiptare.
Pas hedhjes së votës në kuti, ai bëri një postim në Facebook me anë të të cilit bëri të ditur se nga kandidati të cilin e ka votuat, pret të jetë avokat i çështjes kombëtare sikur deri sot, për Kosovën dhe shqiptarët kudo jetojnë.
“Deputetët ashtu edhe drejtuesit ekzekutiv të shtetit e kanë obligim moral, kombëtar e kushtetues, të ngritin dhe mbrojnë çështjet me rëndësi të shqiptarëve jashtë kufijve administrativë”.
“Obligimi i shqiptarëve jashtë kufijve administrativë, dihet, ta duan Shqipërinë!”, tha Lladrovci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.