Një ditë pas vrasjes së 23-vjeçarit Gledis Kraja në Shkodër, shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar.
Sipas informacioneve nga policia e Shkodrës, në kërkim është shpallur Stjuart Smakaj. Ai është vëllai i autorit të dyshuar të vrasjes, Sebastjan Smakaj. Stjuart Smakaj është i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e 23-vjeçarit.
Sipas policisë, autori i ngjarjes është Sebastian Smakaj, i cili ka qëlluar me 14 plumba në drejtim të 23-vjeçarit. Gjatë momentit të atentatit, Smakaj ka qenë i shoqëruar nga vëllai i tij, Stjuarti. Pas vrasjes ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip ‘Peugeot’ ngjyrë gri.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak metra pranë lokalit dhe picerisë që ka në pronësi familja e dy vëllezërve Smakaj. Po kështu, dy vëllezërit dhe viktima kanë qenë shok të ngushtë.
Në vitin 2014 autori Sebastian Smakaj ka marrë titullin kampion kombëtar në Taekwondo për peshën 80 kilogramë, ndërsa viktima Gledis Kraja ka qenë ish-futbollist i Vllaznisë.