Në vijim të procesit gjyqësor për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, seanca e radhës është zhvilluar me dyer të mbyllura, ku kanë dëshmuar pesë të mitur në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen.
Ndër ta, dëshmoi edhe i mituri K.B., i cili ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe për të cilin familjarët e viktimës kanë ngritur pretendime.
Në përputhje me parashikimet ligjore, dëshmitë e të miturve janë marrë pa praninë e të pandehurit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen. Ky i fundit, përmes avokatit të tij, ka mohuar deri më tani se ka qëlluar drejt Martin Canit, duke pretenduar se kishte shënjestruar vetëm Luis Meçen, i cili mbeti i plagosur.
Në seancën e ardhshme pritet të dëshmojnë edhe shtatë persona të tjerë, nga të cilët katër janë të mitur dhe do të paraqiten sërish si persona që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.