×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e 25-vjeçarit, shtohen tensionet në protestë, thyhen xhamat tek Muzeu, policia hidhet gaz lotsjellës

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 18:54

    Vijon të jetë e tensionuar situata tek Ministria e Brendshme ku protestohet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.


    Përplasjet e para janë regjistruar pak pasi kryeministri nisi fjalimin e tij drejtuar qytetarëve. Në ato momente turma e irrituar është përplasur me uniformat blu, të cilët i janë kundërpërgjigjur në mënyrë të menjëhershme me gazlotsjellës.

    Një pjesë e protestuesve është larguar nga Ministria e Brendshme dhe i është drejtuar Rrugës së Durrësit.

    Gaz lotsjellës, të shara e përplasje, ja çfarë po ndodh në protestë

    Ora 18: 15- Konfrontime mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë hedhur sende të forta mbi efektivët, ndërkaq policia është përgjigjur me gaz lotsjellës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!