×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e dyfishtë në Durrës, shoqërohen në polici rreth 50 persona

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 9:39

    Rreth 50 persona janë shoqëruar në Policinë e Durrësit gjatë 12 orëve të fundit lidhur me vrasjen e dyfishtë të regjistruar në Nishtulla.


    Ende asnjë i dyshuar mes tyre, por vetëm të pyetur në cilësinë e bashkëpunëtorëve dhe të afërmve të vëllezërve Haxhija.

    Pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e të shkuarës së vëllait të madh, 37-vjeçarit Besmir Haxhija, që lidhet me përfshirjen në aktivitete kriminale jashtë vendit, ku ka kryer disa herë dënim me burg.

    Ndërsa nuk përjashtohet as pista e borxheve apo mos-shlyerjes së detyrimeve, lidhur me bizneset qe kishin në administrim në vendin tonë, shkruan a2news. Persona të paidentifikuar qëlluan me armë ditën e djeshme në drejtim të makinës me targa AA716ZZ, ku ndodheshin Besmir Haxhija dhe Viktor Haxhija.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!