×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e Eglantinës nga vëllai dhe babai, flet e motra: Prej 15 vitesh nuk flisja me të, babai s’ishte dakord as për lidhjen time me burrin

    Reporteri
    07 Shtator 2020 | 13:19

    Elona Buci, motra e Englantina Bucit, 23 vjeçares që u vra me plumb në ballë nga babai dhe vëllai Faik dhe Shkëlzen Buci, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur opinionin publik.


    Sipas një prononcimi të shkurtër që ajo ka dhënë për Report Tv, jashtë kamerave, Elona thotë se babai i saj ka shumë ndikim të vëllai, dhe se ka qenë ai që e ka detyruar ta vrasë të motrën në Malin me Gropa në Dajt, për shkak se nuk kanë qenë dakord për bashkëjetesën e saj me një të ri.

    Madje ajo ka rrëfyer se ai nuk ka qenë dakord as për lidhjen e saj me bashkëshortin me të cilin sot ka 2 fëmijë.

    Prej 15 vitesh as Elona nuk fliste me babanë. Hera e fundit kur janë takuar ka qenë pas vdekjes së vëllait të tyre nga leucemia.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!