Pas ekzekutimit mafioz në afërsi të “Tiranës së Re” familjarët dhe e fejuara e Jurgen Kurtit janë mbledhur në vendin e ngjarjes.
Vrasja e 26-vjeçarit ka tronditur familjen dhe të afërmit e tij. E dashura e Kurtit pasi ka marrë vesh lajmin e hidhur ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke i kërkuar policisë që të kalojë shiritin.
“Më lini të kaloj…Jo, o Zot të lutem ai është shpirt, ai është jetë. Nuk kam më shpirt” ishin klithmat e të dashurës së tij duke vajtuar, raporton shqiptarja.com.
Jurgen Kurti nuk ishte një emër i padëgjuar për mediat dhe drejtësinë shqiptare. Ai është shoqëruar disa herë në polici për dy vrasje, një ndër të cilat edhe e babait.
Ndërkohë burime nga vendngjarja thonë se i riu ka qenë duke ikur në këmbë në shtëpi kur është qëlluar me breshëri nga një makinë në lëvizje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.