×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, shoqërohen 15 persona në komisariat, çfarë u gjet në vendin e ngjarjen

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 9:17

    15 persona janë shoqëruar deri më tani për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ditën e djeshme në Elbasan.


    Në kërkim është shpallur Klement Xhaferri, ndërkohë që në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur 18 gëzhoja plumbash të kalibrit 9 mm dhe 11 mm, raporton “BalkanWeb”.

    Dyshohet se të shtënat kanë ardhur nga dy pistoleta të ndryshme dhe se ngjarja është zhvilluar në pak sekonda. Ditën e djeshme Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, teksa dyshohet se ngjarja ka motive politike.

    Ai u qëllua nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie. Ndërkohë PD dhe PS kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!