Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi konfliktin e ndodhur në Durrës, ku një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos.
Sipas informacioneve të deritanishme, konflikti ka patur si burim një pronësi të vjetër mes familjeve Tatozi dhe Baboçi. Sipas abc news, djali i Armando Baboçit, 19-vjeçari Erald Gjini (i cili ka ndryshuar mbiemrin), ka qëlluar me shkop bejsbolli një nga anëtarët e familjes Tatozi.
Ndërkohë në ndihmë të djalit ka shkuar i ati, 39-vjeçari Armando Baboçi. Palët kanë përdorur leva, karrige dhe sende të tjera të forta.
Më pas, babë e bir kanë marr makinën tip ‘Alfa Romeo’ për t’u larguar, por janë ndjekur nga anëtarët e familjes Baboçi, një prej të cilëve edhe i ka qëlluar. Babë e bir kanë mbetur të plagosur, por më pas 39-vjeçari Armando Baboçi ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka shoqëruar 6 persona të familjes Tatozi, mes të cilëve edhe autori./Opinion.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.