Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka reagur pas vrasjeve mafioze të ditëve të fundit në disa qytete të Shqipërisë, që kanë tronditur mbarë opinionin publik.
Meta bën thirrje për marrjen e masave të menjëhershme nga të gjitha institucionet për parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndërsa shton se duhen ndaluar sa më parë autorët.
“Revanshi i krimit në qytetet kryesore të vendit kërkon masa të menjëhershme reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike. Autorët e këtyre krimeve duhet të ndalohen sa më parë dhe aktet kriminale të konsumuara në zemër të qyteteve tona, që po tronditin rëndë opinionin, duhen të zbardhen menjëherë nga drejtësia dhe duhet të marrin dënimin më të rreptë ligjor”, shkruan Meta.
Ditët e fundit në vend kanë ndodhur disa vrasje. Në Vlorë u ekzekutua biznesmeni Bledar Birçaj, në Elbasan Everest Çaka dhe në Tiranë u vra Mehmet Qema.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.