×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vret me gurë bashkëfshatarin pas një sherri në mesnatë, arrestohet 51 vjeçari

    Reporteri
    11 Shtator 2020 | 11:50

    Policia në Peqin ka arrestuar një 51 vjeçar pasi ky i fundit ka goditur me gurë një bashkëfshatar.


    Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.

    Policia bën me dije se arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbëritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

    Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!