×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbardhet dinamika, si u qëlluan me breshëri kallashnikovi 2 vëllezërit në Durrës

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 16:36

    Në vrasjen e dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës dyshohet të kenë marrë pjesë më shumë se tre persona.


    Dditën e sotme ekspertët kanë shkruar edhe njëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë rindërtuar nga e para dinamikën e krimit të ndodhur.

    Dyshohet se njëri prej autorëve u ka zënë pritë dy vëllezërve, ndërsa dy të tjerë i kanë ndjekur nga pas me një makinë tip “Toyota”.
    Autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Shkozetit, raporton abc.

    Dy vëllezërit janë ekzekutuar me breshëri plumbash, ndërsa ne ngjarje janë dëmtuar edhe makina të tjera.

    Grupi i ekspertëve po bën këqyrjen e kamerave të sigurisë. Dhe një nga problemet që po haset është fakti se ajo që vështirëson identifikimin e plotë të mjetit është se kamerat që janë këqyrur deri tani nuk kanë fiksuar targën.

    Në vendngjarje janë gjetur rreth 50 plumba kallashnikovi. Deri më tani në komisariatin e Durrësit janë shoqëruar në 35 persona, të cilëve u është marrë dëshmia. Personat që janë pyetur janë dëshmitarë okularë, bashkëpunëtorë biznesi dhe të afërm të viktimave.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:40, pranë tregut të makinave, në zonën e njohur si Nishtulla në Durrës.

    Ndërsa autorët dyshohet se u larguan në drejtim të Shkozetit. Pista kryesore që policia po heton është ajo e larjes së hesapeve për shkak borxhesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!