×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohet arsenal armësh dhe municionesh në Shkodër, i përkasin grupeve kriminale

    Reporteri
    04 Maj 2025 | 14:45

    Policia në Shkodër ka zbuluar një bazë armësh dhe municionesh që mbaheshin për llogari të grupeve kriminale dhe ka arrestuar pronarin e banesës ku u gjetën ato.

    Në kuadër të operacionin të koduar “Baruti”, u zbulua një baze kriminale në fshatin Rrencë.

    Gjithashtu, u arrestua në flagrancë pronari i banesës së vënë në funksion të veprimtarive kriminale, shtetasi Ç. J., 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje.

    Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

    Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

    Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast. / Euro News Albania

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!