×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohet kush është e dashura kosovare e Nuredin Dumanit që u kap nga policia

    Reporteri
    31 Mars 2022 | 11:59

    Ditën e sotme policia e Elbasanit njoftoi se 5 persona janë arrestuar pasi kanë lidhje me Nuredin Dumanin i cili u arrestua mbrëmjen e 29 marsit i plagosur.

    Në prangat e policisë kanë rënë dy mjekë dhe një infermier i Fierit pasi mjekuan Dumanin e plagosur, Henrik Hoxhaj i cili ka ndihmuar Dumanin të largohet nga vendi ku u plagos si dhe të dashurën e Dumanit.

    Kjo e fundit është M.D, vetëm 20-vjeçe dhe me origjinë nga Kosova. 20-vjeçarja në momentin që u arrestua mbante armë në brez dhe akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

    Sipas hetuesve dhe informacioneve të deritanishme Nuredin Dumani ishte nisur për të realizuar një atentat pasi në makinën e tij tip “BMW X5” u gjet një kallashnikov dhe 5 litër benzinë. Por ka dyshime se ai është nxjerrë në pritë nga njerëzit e tij dhe ai vetë ka rënë pre e atentatit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!