×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbulohet laboratori që prodhonte bitcoin në Krujë, këto janë super pajisjet që përdoreshin

    Reporteri
    22 Tetor 2021 | 10:16

    Një laborator prodhimi kriptomonedhash është zbuluar në qytetin e Krujës.

    Mësohet se zbulimi ka ardhur nga një aksion i OSHEE në Krujë, pasi një subjekt ishte i dyshuar për shpenzimin e lartë të energjisë.

    Pas kontrolleve në një banesë që rezulton e marrë me qira u zbuluan edhe kompjuterët e teknologjisë së lartë që përdoren për të krijuar monedhat virtuale.

    Shqipëria ende nuk e ka rregulluar me ligj prodhimin e monedhave virtuale dhe deri më tani ky aktivitet është ilegal.

    Por çfarë është Bitcoin?

    Bitcoin është monedha virtuale e prodhuar në vitin 2008 nga Satoshi Nakamoto, një nofkë ende e pazbuluar. Qëllimi i tij ishte që bota të përdorte pagesat në internet pa bankë dhe karta krediti por përmes kriptomonedhës.

    Monedha virtuale është një kod kompjuterik që mirëmbahet përmes “Blockchain” që është teknologjia që bën mirëmbajtjen e Bitcoin. Prodhimi i kodeve quhet mining dhe ambienti ku vendosen aparaturat e Bitcoin quhet “fermë”.

    Sot në tregjet botërore vlera e një Bitcoin-i ka arritur në çmimin rekord prej 45929.07 euro për një monedhë virtuale, e cila mund të përdoret për të blerë aksione në bursa apo pasuri virtuale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!