×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zëdhënësi i Metës i përgjigjet Veliajt: Edhe Ilir Vrenozi të bën Marmalatë Fiku

    Reporteri
    14 Tetor 2020 | 8:17

    Zëdhënës i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i është përgjigjur me nota të larta ironie deklaratave të sotme të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në adresë të kreut të shtetit.


    Blushi i sjell si shembull korçarin e famshëm Ilir Vrenozi dhe i bën Veliajt një ftesë publike: “Pranoji transferimin e gjendjes civile në Tiranë dhe përballu me të, po je buRë!“

    “Të na falë Ilir Vrenozi, por fitorja e tij ndaj Lali Fikut është e padiskutueshme.I favorizuar nga emri, integriteti dhe popullariteti, “buldozeri” Vrenozi është pak të thuash se e bën Marmalatë Fiku.Pranoji transferimin e gjendjes civile në Tiranë dhe përballu me të, po je buRë!”, shkruan Tedi Blushi.

    Ditën e sotme kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi se Presidenti Meta ka dalë jashtë kornizës së tij kushtetuese.

    “Është një gjuhë e padenjë për një president, presidenti Moisiu nuk do fliste kurrë kështu. T’i thuash kundërshtarit buburrec, është fjala që përdornin në gjenocidin “Hutu dhe Tutsi” (Ruanda), pra në pragun e gjakderdhjes më të madhe të kohëve moderne, një palë i thoshte palës tjetër buburrec. Kështu që ky është një fjalor i padenjë, një fjalor përçarës dhe është jashtë kornizës së presidentit, duhet të jetë aty si uniteti kombëtar, jo si përçarësi kombëtar. Meta ka humbur fokusin, merret me Astirin, Teatrin, president që do të bëjë punët që janë poshtë tij s’kisha parë. Më shumë do të japë mend për punët e tjerëve, se për atë që është caktuar. Gjuha përçarëse, fyese, nuk i shkon Metës. Hajde garo për kryetar Bashkie dhe të shohim kush është më i mirë “, u shpreh Veliaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!